“Kurseja jetën”- Trump kërkon të shpëtojë trupat ukrainase “të rrethuara” në Kursk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse ka pretenduar se ka rrethuar forcat ukrainase ne rajonin e Kurskut, pas një ofensive të befasishme nga ana e Moskës. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e Ukrainës.

Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar përmes një postimi në rrjetet sociale që Moska t’i kursejë jetët e ukrainasve ‘të rrethuar’.

Sipas mediave të huaja, Trump nis duke thënë se ekipi i tij pati “diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë” të enjten.

“Sigurisht që ukrainasit po tërhiqen nga Kursku, ata kishin rreth 35 km xhep për të dalë, ai xhep është ngushtuar sot,” tha Trump.

“Kurseja jetën”- Trump kërkon të shpëtojë

“Disa ukrainas mund të jenë kapur. Shumica prej tyre, mendoj, ndoshta mund të largohen”, tha ai më tej.

Ne pamë pamjet më herët gjatë javës të trupave ukrainase duke ikur nga ai qytet kyç.

Trump thotë: “Në këtë këtë moment, mijëra trupa ukrainase janë të rrethuara plotësisht nga ushtria ruse dhe në pozicion shumë të keq dhe vulnerabil”.

“Unë i kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që atyre t’u kursehet jeta”, tha Presidenti i SHBA-ve më tej,.

“Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e tillë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti i bekoftë të gjithë!”, përfundoi Trump./e.t

Të fundit

Itali/ Përmbytjet nga moti i keq, Meloni: Qeveria në mbështetje të qytetarëve

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshje të dendura të shiut, kanë përfshirë disa zona duke shkaktuar përmbytje të...

Thirrjet anti-Kosovë në stadiume, ja gjobat e majme që ka paguar federata serbe në UEFA

Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të bëra nga tifozët serbë në...

Arsyet pse duhet të hani me ngadalë

Për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës, shumë njerëz harrojnë të shijojnë momentet e përditshme siç janë vaktet. Njerëzit zakonisht hanë me nxitim,...

U fut në listat e mbyllura/Iris Luarasi: Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Pa dyshim që një nga emrat suprizë e listës të socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit ishte pedagogia Iris Luarasi. Mbrëmjen e së mërkurës,...

Gjermani, arrihet marrëveshja historike për planin gjigant të shpenzimeve

Kancelari i ardhshëm konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka arritur një marrëveshje me të Gjelbrit për një plan masiv shpenzimesh për të çliruar qindra...

Lajme të tjera

Web TV