Mjeku i njohur kandidat për deputet të PS/ Vasil Llajo: Ja pse vendosa të garoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Vasil Llajo ka folur në lidhje me kandidimin e tij në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit. Në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, Llajo u shpreh se vendimi për të hyrë në politikë nuk ishte i lehtë, por ai e sheh si një mundësi për të sjellë një qasje të re.

“Fati e solli që në këto kohëra, mes atyre që do të thyejnë disa tabu në politikë, të jem edhe unë. Por unë e theksoj se nuk do të lë aktivitetin mjekësor – ky do të jetë një angazhim shtesë,” deklaroi ai.

Llajo pranoi se për muaj të tërë kishte pasur dilema nëse duhej të angazhohej politikisht, por në fund vendosi të pranonte kandidimin. Megjithatë, ai e bëri të qartë se e ardhmja e tij si deputet do të vendoset nga vota e qytetarëve.

 

 

“Elektorati do të jetë ai që do të vendosë nëse do i përfaqësoj apo jo. Vota e tyre do të vendosë për pjesëmarrjen time ose jo në këtë parlament,” tha ai.

Mjeku theksoi gjithashtu se nuk është e pazakontë që partitë politike ftojnë intelektualë në radhët e tyre për të përfaqësuar denjësisht qytetarët në Parlament. “Çdo forcë politike u drejtohet intelektualëve për të marrë pjesë, dhe kjo nuk është aspak çudi,” përfundoi ai./e.t

Të fundit

Thirrjet anti-Kosovë në stadiume, ja gjobat e majme që ka paguar federata serbe në UEFA

Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të...

Arsyet pse duhet të hani me ngadalë

Për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës, shumë njerëz harrojnë të shijojnë momentet e përditshme siç janë vaktet. Njerëzit zakonisht hanë me nxitim,...

U fut në listat e mbyllura/Iris Luarasi: Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Pa dyshim që një nga emrat suprizë e listës të socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit ishte pedagogia Iris Luarasi. Mbrëmjen e së mërkurës,...

Gjermani, arrihet marrëveshja historike për planin gjigant të shpenzimeve

Kancelari i ardhshëm konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka arritur një marrëveshje me të Gjelbrit për një plan masiv shpenzimesh për të çliruar qindra...

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat...

Lajme të tjera

Web TV