Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius. Parashikimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës nga e diela përmbyset situata.

“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha Porja.

Por sipas meteorologes nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.

“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore.

Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”, tha meteorologia./    S,M

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV