Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’

Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj, të katërt ish-banorë në edicionet e Big Brother Vip do të kandidojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Në qarkun e Elbasanit, Sali Berisha ka menduar të kandidojë Armaldo Kllogjerin. Mes emrave të listës së hapur ishte dhe ai i tenorit në fjalë, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.

Edhe aktorja Julia Ilirjani do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit krah Partisë Demokratike. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga vetë Sali Berisha.

Gjithashtu një tjetër ish-banore e Big Brother që do të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është dhe Fotini Derxho, e cila kryeson listën e partisë Mundësia të Agron Shehajt në qarkun e Gjirokastrës.

Listës së “yjeve” të BBV që kalojnë në sferën politike i bashkohet dhe Jetmir Salaj i cili do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj./   S,M

Të fundit

Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si po rrezikohet aleanca mes dy vendeve

Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat sugjerojnë një distancim nga “vijat e...

Parkimet me pagesë në Tiranë kthehen në investimet më me leverdi

Çmimet e larta si të shitjes dhe ato të qirave, e kanë bërë të leverdishëm biznesin e parkimit. Koha e kthimit të investimit nga...

Reagimi i tij u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion Braçe: Më erdhi para fytyrës…

Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë...

Endri Shabani ndan fotografinë e ëmbël me partneren: Prej 8 vitesh unë jam i plotë

Endri Shabani, një nga politikanët e rinj që në këtë zgjedhje, ka ndarë së fundmi një fotografi të veçantë me partneren e tij Livia...

Plagosi gruan blogere dhe më pas i dha fund jetës,kush është dizajneri i famshëm shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçari dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund...

Lajme të tjera

Web TV