Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se 1 milionë e 70 mijë abonentë përfituan nga ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, OSHEE shkruan se konsumatorët familjarë kanë kursyer 200 Milionë Lekë për faturën e muajit shkurt 2025.
Kujtojmë se çmimi i energjisë elektrike u ul duke nisur që nga muaji shkurt, me 1 lek për kWh.
Reagimi i OSHEE:
1 Milionë e 70 Mijë abonentë përfituan nga ulja e çmimit të energjisë elektrike
200 Milionë Lekë kanë kursyer konsumatorët familjarë për faturën e muajit shkurt 2025✅
/e.t