SHBA/ Avioni merr flakë pas uljes, evakuohen pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i ‘American Airlines’ u përfshi nga flakët pasi u ul në aeroportin e Denverit në SHBA.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, avioni Boeing 737-800, u nis nga aeroporti Colorado Springs për në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas Fort Worth, por devijoi për në Denver pasi ekuipazhi raportoi një dridhje të motorit.

“Pas uljes dhe gjatë rrugës për në portë, një motor mori flakë dhe pasagjerët evakuuan avionin përmes rrëshqitësve”, tha Agjencia Federale e Aviacionit.

Gjithsej 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe u zhvendosën në terminal.

 

 

Nuk është raportuar për lëndime të pasagjerëve ndërkohë që ata u evakuuan duke dalë në krahun e avionit. Agjencia e aviacionit njoftoi nisjen e një hetimi për incidentin.

Zjarri i 737 pason një seri tragjedish të aviacionit që kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë ajrore në SHBA.

Më vdekjeprurësja ndodhi më 30 janar, kur një përplasje midis një aeroplani komercial dhe një helikopteri ushtarak në Uashington rezultoi në vdekjen e 67 personave dhe më 1 shkurt, kur një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në një lagje të Filadelfias, duke rezultuar në vdekjen e shtatë personave gjashtë në bord dhe një në tokë./E.T

Të fundit

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama...

5 mënyra për të fuqizuar hormonin e lumturisë në përditshmëri

Për të qenë të lumtur e të përmbushur duhet të përpiqemi të rrethohemi nga njerëzit me të cilët ndihemi mirë, të ndërtojmë marrëdhënie cilësore...

Procedohet 19 vjeçari në Kukës, fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale

Policia në Kukës ka nisur hetimin për një 19-vjeçar, pasi fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale. Njoftimi i policisë: DVP Kukës/ Specialistët për...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali “provokon” Flamur Nokën pas sherrit me votuesit

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se PS fiton zgjedhjet. Ajo ka...

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS dhe PD me një diferencë të ngushtë

Pararelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës. Sipas të dhënavë të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson...

Lajme të tjera

Web TV