Sot hapet Tuneli i Murrizit/ Mesazhi i Ramës dhe Balluku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 12:00 pritet që të hapet Tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë Belinda Balluku sot do të përurojnë Rrugën e Arbrit.

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se me hapjen e Tunelit të Murrizit Dibra do të bëhet lagjia e gjelbër e Tiranës.

“Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama krahas fotos.

Ndër numri dy i qeverisë, Belinda Balluku e quajti Rrugën e Arbrit veprën më të madhe infrastrukturore.

“Jemi në Tunelin e Murrizit vetëm pak orë para hapjes së tij zyrtarisht. Vite, muaj, punë e palodhur nga gjithë skuadrat, në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim mori kohë por tashmë është gati. Nesër në orën 12:00 në hyrje dhe në dalje të tunelit të Murrizit të gjithë së bashku do të festojmë veprën më të madhe infrastrukturore shqiptare. Rrugën e Arbrit të përfunduar rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime”, tha Balluku./   S,M

Të fundit

Vjosa Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë

“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe...

Real Madrid “detyrohet” të nxjerrë në shitje dy lojtarë

Real Madrid ka filluar nga puna për të bërë gati plotësisht ekipin bazë për sezonin e ardhshëm. Deri tani ka zyrtarizuar trjnerin Xabi Alonso...

Tarifat e Trump/ Shqipëria, 7 mld lekë eksporte drejt SHBA-së, 1.9% e të gjitha mallrave!

Nga Shqipëria në Zimbabve, gazeta amerikane The New York Times ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Janë 140 vende, ku tarifat...

“Gjyqtarja Elsa Ulliri të largohet vetë, SPAK të provojë konfliktin e interesit”

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare...

Lajme të tjera

Web TV