Berisha kërkon “paqe” me figurat që fshiu nga lista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar listat e kandidatëve, duke theksuar se asnjë person nuk është larguar për shkak të mendimit ndryshe. Kreu demokrat i druhet ikjes së votave ku ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka kaluar tek Partia Shqipëria Bëhet dhe disa të tjerë me potencial dhe mbështetje në elektoratin e djathtë, refuzuan të ishin në listat e hapura.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar për largimet e kandiatëve të tij nga lista. Edhe pse që ditën e mërkurë, Dashnor Sula e ka shpallur largimin e tij nga rradhët e demokrtaëve, Berisha nuk foli. Dje, në takimin me gazetarët, Berisha ka sulmuar Sulën që braktisi PD dhe u strehua tek lista e Adriatik Lapajt, në koalicionin “Shqipëria Bëhet”. Edhe pse Sula ishte bashkë me kolegë të tjerë deputetë aktual në listë të hapur, ai vendosi të mos ishte pjesë e demokratëve, siç qëndroi Jorida Tabaku apo Dhurata Çupi që janë deputete që kanë shënjuar në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Berisha ka theksuar se, si politikan, ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i diversitetit të mendimeve dhe e ka pranuar atë me bindje të thellë, duke sqaruar se asnjë person nuk është hequr nga lista për shkak të mendimit ndryshe. I pyetur për deputetin Dashnor Sula që dha dorëheqjen nga PD për t’ju bashkuar koalicionit të “Nisma-Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapaj, Berisha u përgjigj se ai ka kohë të mendohet sërish. “Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha Berisha. “Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo. Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë”, është shprehur Berisha. Lideri i opozitës, për të shpjeguar edhe pozicionin që i dha Sulës në listën e Elbasant, aty ku me Primaret doli i pari tha se e përqafon mendimin ndryshe. “Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj. Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është e vërtetë”, u shpreh ai. Berisha gjatë një takimi që pati në Elbasan tha se nuk duhet të shkojë asnjë votë për patericën e Edi Ramës duke nënkuptuar votat për Dash Sulën që do i kalojnë partisë së Adriatik Lapajt. “Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë. Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm. Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete”, tha kreu i PD. Prej dy ditësh ligjërimi politik I Berishës lidhet kryesisht me listën e kandidatëve për deputetë ku ajo që bie në sy është listat e mbyllur ose lista e sigurt të cilën Berisha e rezervoi për mbështetësit e përhershëm të tij dhe të partive aleate. Ndërsa në listën e hapur vendosi emra të cilët në primaret e PD-së kishin rezultate mjaft të larta. Pikërisht ikja e votave nga të pakënaqurit do ishte katastrofike për PD-në e cila do I duhet të bëjë llogari edhe për një grusht votash, pasi në të paktën gjashtë qarqe në vend luhet mandati i deputetit që mund të shkojë tek PS-së edhe për shkak të qejfmbetjeve nga “lista Berisha”.

Lexo edhe :  Media franceze “EnVols”: Vizitoni Parkun magjik Kombëtar të Dajtit në Shqipëri

Berisha për listën e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama ka përfshirë në listat e PS kandidatë të cilët kanë probleme me drejtësinë. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha e trupit. “Ç’është ajo lista tjetër? Në listën e mbyllur janë futur persona që i kanë dosjet më të rënda se pesha e trupit në SPAK. Shih atë të COVID-it sa i ka dosjet, sa të Erion Veliajt. Erionin e lëshoi se bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendës i tij, kjo është arsyeja. E dinte se në 12 maj i zinte vendin ai, ishte i papërmbajtur në karrierë. I futi edhe ato çimkat me Ulziun, ia nxorën regjistrimet ku i thotë Ajolës shko dhe thuaji Ramës se Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Ajo shkon dhe ia thotë, por ajo s’e di që çdo operacion aty drejtohet nga Rama”, tha Berisha.

 

Të fundit

Protesta e paralajmëruar e PD/ Policia merr masa, ja segmentet me kufizim të lëvizjes

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e...

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm...

Djali i Trump trondit me deklaratën e tij gjatë takimit me Vuçiç

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet që çuan në bombardimet e NATO-s...

Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin

Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

Një postim të disa ditëve më parë ku dukej si një ditë krejt e zakonshme, Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen. Komentuesit vunë re se gjoksi...

Lajme të tjera

Web TV