Berisha ‘Non Grata’ në SHBA, premton ‘lehtësim’ vizash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha e ndoqi me interes podcastin e kryeministrit Rama dhe vetëm pak orë më vonë u shfaq duke thënë se me Ramën dhe kandidatët e tij integrimi në BE bëhet më i largët.

“Unë ju garantoj ju, se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi.

Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve.

Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme”,-tha Berisha.

Në komunikimin me qytetarët, Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.

“Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm”,- deklaroi ai./e.t

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV