Dita Botërore e Konsumatorit/ Siguria ushqimore, sfida që Shqipëria duhet të kalojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë edhe këtë vit në Ditën Botërore të Konsumatorit. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian.

“Në lidhje me sigurinë ushqimore në përgjithësi, kuadri ligjor ende nuk është në përputhje me Rregulloren e Ligjit të Përgjithshëm të Ushqimit. Kuadri ligjor për kontrollet zyrtare nuk është në përputhje me Rregulloren e Kontrollit Zyrtar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) është duke rikonceptuar sistemin për statistikat e inspektimeve, menaxhimin e të dhënave dhe transparencën, por është ende e nevojshme punë e madhe për të ulur ngarkesën administrative për planifikimin dhe raportimin mbi kontrollet zyrtare të bazuara në rrezik”.

Nisur nga këto detyra që tanimë peshojnë edhe më shumë, Ministria e Bujqësisë ka hartuar edhe dokumentin e ri mbi politikat kombëtare për sigurinë ushqimore, ku synohen investime në rrjet laboratorësh e inspektoratesh, lehtësimi i progresit drejt akreditimit të metodave analitike parësore, përmirësimi i Analizës së Rrezikut dhe ai i Kontrollit të Brendshëm.

Forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët, thuhet në dokumentin e hedhur për konsultim publik.

“Minë me sahat” që kërcënon seriozisht të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore. Në këtë përfundim del qeveria, e cila pranon se Shqipëria nuk ka një ligj të posaçëm mbi shëndetin e kafshëve. Për të korrigjuar këtë problematikë të trashëguar nga ne shkuara, në Kuvend është depozituar projektligji “Për shëndetin e kafshëve”./E.T

Të fundit

A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Këtë herë Roveri Perseverance i NASA-s ka mbledhur një kampion gjeologjik vërtet të jashtëzakonshëm gjatë eksplorimit të Marsit . Në fakt, ai identifikoi...

64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ? Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti...

Libri për fundjavën/ “Historia e botës në 63 diktatorë”

Në filmin Diktatori i Madh (1940), Charlie Chaplin u tall me etjen për dominim nëpërmjet personazhit të Adenoid Hynkel, një karikaturë e Adolf Hitlerit . Por realiteti...

Shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç, politikani malazez arrestohet në Beograd

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është...

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026....

Lajme të tjera

Web TV