E bujshme/ Donald Trump urdhëron mbylljen e ‘Zërit të Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se ka vendosur të mbyllë edhe “Zërin e Amerikës”.

Kjo bëhet me dije nga një prej gazetarëve të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj i cili deri në 2023 ka mbajtur dhe postin e drejtorit të sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës.

Si u themelua Zëri i Amerikës

Ajo është organizata më e madhe mediatike ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, e pranishme në më shumë se 45 gjuhë për ata që nuk kanë qasje të plotë tek media e lirë. Financohej plotësisht nga taksapaguesit amerikanë në kuadër të Agjencisë Amerikane për Median Globale.

U krijua në vitin 1942 me përkushtimin për të mbuluar ngjarjet në mënyrë gjithëpërfshirëse e të pavarur dhe për t’u treguar njerëzve të vërtetën. Për herë të parë radio Zëri i Amerikës filloi të transmetojë më 1 shkurt të vitit 1942, rreth dy muaj pasi forcat japoneze bombarduan bazën Pearl Harbor dhe Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore.

Misioni dhe pavarësia e Zërit të Amerikës garantohen me ligje që mbrojnë gazetarët e këtij institucioni nga ndikimet, presioni apo përndjekja e zyrtarëve qeveritarë ose politikanëve.

Në 1976, Presidenti Gerald R. Ford nënshkroi Kartën e Zërit të Amerikës, ku thuhet:

-Zëri i Amerikës shërben si një burim vazhdimisht i besueshëm dhe autoritar lajmesh. Lajmet e Zërit të Amerikës janë të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse.

-Përfaqëson të gjithë Amerikën, jo një segment të caktuar të shoqërisë amerikane, dhe për rrjedhojë ofron një pasqyrë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse të mendimit dhe institucioneve amerikane me peshë.

-Pasqyron politikat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të qartë dhe efektive; ai pasqyrojë gjithashtu diskutime dhe opinione të përgjegjshme mbi këto politika.

Në vitin 1994, Kongresi amerikan miratoi Ligjin Për Transmetimet Ndërkombëtare Amerikane. Ky ligj kërkonte që puna e gazetarëve të Zërit të Amerikës të jetë autoritative, e saktë, objektive, gjithëpërfshirëse, e balancuar dhe një pasqyrim i larmisë kulturore dhe sociale të Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe :  PD feston postimin e gazetarit, Rama vijon talljen: "Mendova se u hoq non grata, por..."

Në vitin 2016, Kongresi riafirmoi në Ligjin Autorizues për Mbrojtjen Kombëtare se mbledhja e fakteve dhe raportimi i lajmeve duhet të vazhdojnë të jenë funksione të pavarura dhe objektive.

Të fundit

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një...

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do të angazhohen 5316 punonjës policie...

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit,...

Lajme të tjera

Web TV