Formula 1 në Australi, Norris niset nga pole, McLaren dominon provat zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

McLaren dominoi provat zyrtare në Albert Park në Melburn. Lando Norris do të niset nga Pole Position në Çmimin e Madh të Australisë, e cila është gara e parë e Botërorit 2025 në Formula 1.

Me një xhiro thuajse perfekte, ai e ndali kronometrin në kohën një minutë, 15 sekonda e 96 të mijtat, duke kaluar vetëm për 86 të mijtat idhullin e tifozëve vendas dhe njëkohësisht shokun e tij të ekipit, Oscar Piastri.

Nga vija e dytë do të nisen Max Verstappen me makinën Red Bull, i cili ishte 385 të mijtat më i ngadaltë dhe George Russell me Mercedes. Këta dy pilotë mbajtën përkohësisht kreun deri në xhiron e fundit, deri sa kampionët në fuqi për konstruktorë të McLaren treguan të gjithë forcën e tyre.

Surprizë në radhën e tretë ku janë japonezi Yuki Tsunoda me Racing Bulls dhe Alexander Albon me Williams-Mercedes. Zhgënjyese paraqitja e makinave Ferrari me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, që nisen nga vija e katërt, përkatësisht në vendet 7 dhe 8.

Por, nëse kualifikueset e Leclerc u ndikuan nga zgjedhja teknike për ta patur makinën gati nëse bie shi gjatë garës, Hamilton duket se ka ende probleme në zotërimin e plotë të kokëkuqes. Kushtet atmosferike në Çmimin e Madh të Australisë duket se po përkeqësohen përpara garës së parashikuar të zhvillohet mëngjesin e së dielës./e.t

Të fundit

Transformimi i Parkut Metalurgjik në Elbasan, Rama: Epiqendër inovacioni e zhvillimi

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan. Në fjalën e tij para socialistëve, ai foli për transformimin e...

Seria Galaxy S25: Më shumë se një kamerë – Performanca AI në zemër të kësaj pajisjeje

Prezantimi i serisë Samsung Galaxy S25 pak javë më parë shënoi një hap të rëndësishëm në botën e Inteligjencës Mobile Artificiale. Ndërsa kamera ka...

Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore. Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një...

Bill Gates bën parashikimin: Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi dhe...

Lajm i fundit/ Salmonelë te filetot e pulave, AKU bllokon mishin

AKU ka bllokuar një produkt pule të importuar nga Brazili, pas gjetjes së Salmonella Typhimurium në një mostër të analizuar më 21 mars 2025....

Lajme të tjera

Web TV