Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një postim të disa ditëve më parë ku dukej si një ditë krejt e zakonshme, Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen. Komentuesit vunë re se gjoksi i saj dukej ndryshe e paksa më i madh.

 

Shumë prej tyre nisën ta uronin duke thënë se trupi i saj duket më i plotësuar kështu. Sara nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por ajo njihet tashmë për stilin e saj të tërthortë në reagime. Ajo ka ndarë një tjetër foto ku kësaj here gjoksi është paksa më në pah dhe fustani ka dy gurë të varur në pjesën e kraharorit.

 

“S’ka sekrete”, shkruan Sara duke konfirmuar disi se i është nënshtruar ndërhyrjes plastike. Duhet theksuar se blogerja është përmendur shpesh për këtë aspekt i cili i është vënë në pah si “mungesë” dhe i kanë sugjeruar të bëjë ndërhyrje. Vendimi i saj duket se ka ardhur në momentin kur është ndier gati dhe e bindur e veten që e dëshiron diçka të tillë.

Sara Hoxha që pas ndarjes nga Ledri ka preferuar që të flasë pak për jetën e saj private. Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedhë mos ta prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.

“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”.

Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë.

Lexo edhe :  Flutura Açka bën dedikimin prekës për humbjen e djalit: 7 vite, më të gjatat pa ty!

Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”./kb

Të fundit

‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk mes çiklistëve! Mikel Landa dërgohet në spital

Mikel Landa ka marrë ndihmë mjekësore dhe është transportuar në spital pas përplasjes në zonën e Freskut në Tiranë. Në...

Krimet zgjedhore, SPAK: Denonconi shkeljet ditën e votimeve në këtë numër

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në dispozicion një numër për qytetarët në ditën e zgjedhjeve për të denoncuar...

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas të dhënave zyrtare të publikuara...

72 artistë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2025, shkak lufta në Gaza

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision ndër vite, kanë nënshkruar një letër të hapur duke...

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë...

Lajme të tjera

Web TV