U largua nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemet me shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, ka ndarë një histori të papritur që e detyroi të shkëputej për disa muaj nga skena teatrale. Shkak për këtë u bë një incident i pazakontë, ku i përfshirë ishte qeni i tij, Zigi. Gjatë një interviste, Zenelaj tregoi momentin kur një shëtitje rutinë me qenin përfundoi me një dëmtim serioz.

“Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende”, rrëfeu aktori.

Përballja me këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht, ai nuk e kuptoi shkallën e dëmtimit dhe mendoi se ishte një tërheqje muskulore.

“I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai. Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv.

“Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm,” rrëfeu ai.

Një nga gjërat që e shqetësoi më shumë ishte fakti që shumë njerëz kishin blerë bileta për ta parë në teatër.

“Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë?” Përveç sfidave fizike, ky incident ndikoi edhe në jetën e tij familjare. Ai pranoi se përgjegjësitë më të mëdha iu desh të përballoheshin nga bashkëshortja e tij, Aida.

Lexo edhe :  Ja kush do t’i marrë milionat e lëna nga Liam Payne!

“Më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka.”

Me gjithë sfidat dhe dhimbjet, Zenelaj e kaloi këtë periudhë me humorin dhe optimizmin që e karakterizon, duke u rikthyer fuqishëm në skenë dhe ekran./kb

Të fundit

Krimet zgjedhore, SPAK: Denonconi shkeljet ditën e votimeve në këtë numër

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në dispozicion një numër për qytetarët në ditën...

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas të dhënave zyrtare të publikuara...

72 artistë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2025, shkak lufta në Gaza

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision ndër vite, kanë nënshkruar një letër të hapur duke...

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë...

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I...

Lajme të tjera

Web TV