Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që ky realitet të pranohet e madje të programohet.
“Në krahasim me disa vite më parë, sot shohim 13 -16 vjeçar që bëhen milionerë nga puna që bëjnë online. Ky treg pune edhe tek ne duhet të rikonfigurohet. Të rinjtë janë vazhdimisht të angazhuar në gjithçka çfarë ndodh në pjesën e informatikës, apo në analiza strukturore që bëjnë për kompani të huaja. Në ditët e sotme, gjithë ky zhvillim teknologjik sikur i ka shkrirë piramidat e dikurshme dhe ne duhet t’i zëvendësojmë”, shprehet profesori.
Konsiderimi duhet të prekë strategji të ekzekutivit, përfshirë hapësirën e nevojshme ligjore.
“Shqiptarët kanë një egoizëm më të theksuar, e kërkojnë individualisht tregun. Kanë parë çfarë ndodh në tregjet ndërkombëtare dhe janë futur në të gjithë këto tregje. I ofrohet një mundësi ndryshe nga ajo që jemi mësuar ne duke respektuar të gjitha shkallët e karrierës. I takon qeverisë për të bërë një plan strategjik zhvillimi afatshkurtër”, shton ai.
Programet universitare janë gjithashtu në sfidë me një zhvillim që kapërcen etapa edhe brenda një programi.
“I takon universiteteve në mënyrë që si të përgatisin këta të rinj në mënyrë që të përfundojë këtë kurë brenda universitetit”, tha ai.
Për ata dhe shoqërinë e të ardhmes, programimi i këtij realiteti është sfida e vërtetë e studimeve e tregut të punës./ S,M