Baba Mondi shtron iftar, surpriza për Elisa Spiropalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u përball me një surprizë në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Spiroali ka sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit dhe duke ofruar tortën e përgatitur me këtë rast, e uroi kryetaren e Kuvendit në emër të të gjithë të pranishmëve: “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, tha Spiropali. /   S,M

Të fundit

Përplasi për vdekje 55-vjecarin, identifikohet autori, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia,...

Rama: “Aleanca për “kënetën” Madhështore”, i ka lënë Kavajës vetëm bufin

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se Kavaja ishte lënë në harrese nga Partia Demokratike. Rama shprehet se punët dhe...

‘Sa herë krenoheni me këtë BE’, Rama i përgjigjet komentuesit në ‘Sy m’Sy

Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e cilëson si stacion shpëtimi për Shqipërinë dhe të vetmen rrugë për fuqizimin ekonomik të vendit. Në komunikimin online...

Tragjedia në Koçan/ Merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup. Kjo sa i përket dhënies së licencave jolegale ndaj...

Merr flakë një godinë në Elbasan, rrezikohen banesat rreth saj

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas informacioneve, mësohet se vatra e zjarrit është përhapur në një godinë,...

Lajme të tjera

Web TV