Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin.

Mbipesha është sot një nga pandemitë më të rrezikshme kryesisht për shkak të konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara por edhe faktorëve të tjerë siç është stresi, hormonet, e të tjerë.

Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor.

Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.

Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që duhen shmangur dhe ato që ju vijnë në ndihmë.

Ndër këto të fundit mund të përmendim frutat si molla, agrumet dhe bananja të cilat janë aleate të vyera të shëndetit dhe organizmit.

Pija e mëposhtme ofron një mariadë ushqyesish të cilët jo vetëm që furnizojnë organizmin me atë që ka nevojë por edhe stimulojnë djegien e yndyrnave të tepërta në trup.

Haje në mbrëmje – gjatë natës parazitët zhduken pa gjurmë!

Bananet janë një frut i shkëlqyer kundër mbipeshës sepse janë të pasura me fibër, vitamina dhe minerale.

Ato të ngopin shpejt por kanë edhe një indeks të ulët glicemie dhe për rrjedhojë ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Përbërësit:

1 banane

1 portokall

1 mollë

1 lugë gjelle lëng të freskët limoni

Treçerek gote ujë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa të përftoni një lëng të trashë pa kokrriza dhe të njëtrajtshëm.

Lexo edhe :  Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm? Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

Nëse molla është organike, pra pa pesticide, këshillohet të përdoret me gjithë lëkurë sepse kjo e fundit përmban pjesën më të madhe të vitaminave dhe minerale.

Më pas, hidheni lëngun në gotë ose kavanoz qelqi, shtoni disa kubikë akulli dhe pijeni.

Këtë lëng mund ta pini rregullisht, krahas ndryshimeve të duhura në regjimin tuaj ushqimor dhe aktivitetit fizik për një peshë sa më të shëndetshme trupore./    S,M

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV