Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka uruar në rrjetet sociale Fortlumturinë e tij Joanin për zgjedhjen e tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Bekime në këtë mision të ri shkruan Balluku në statusin e saj.
“Urime Hirësisë Joan në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Bekime në këtë mision të ri në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë”, shkruan Balluku.
Fortlumturia e tij Joani u zgjodh Kryepsikop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare./ S,M