Një postim i Feros në llogarinë e tij në Instagram, ndezi menjëherë rrjetin dhe aludimet, që Fero po e mendon sërish muzikën.
“Sha jom tu ni qe ka dek estrada”, ishte postimi i Feros që trazoi rrjetin.
Por, vulën e dyshimeve këtij postimi ia ka shtuar edhe më shumë menaxheri i estradës, Rinor Hykolli.
Ai ndau një postim në Instagram, në të cilën shpreu haptazi se kërkon rikthimin e Feros në muzikë.
”Me mujt me bind me kthy një herë në muzikë, ish kan mirë për diskoteka. S’po kan kon me marr, dy, tre repera kanë mbetur krejt, po ankohen shumë diskotekat,” shkroi Hykolli në postimin e tij.
A është ky një paralajmërim që Fero do vij shumë shpejt me këngë të re?
Me siguri duhet të presim edhe pak për të kuptuar risitë nga Fero.
Po ju do e donit një rikthim të Feros në muzikë?/ S,M