Ditën e sotme në Fan Club ishte e ftuar edhe psikologia e Big Brother, Jorida Rustemi. Ajo tregoi gjendjen se si ishte Egli para se të dilte, por edhe faktin që komentet të cilat ofendonin shëndetin e saj mendor, ishin të rënda dhe nuk qëndronin
Jorida: Për mua Egli duhet të ishte kthyer, por në një fazë të mëvonshme, pasi të kishte marrë veten plotësisht. Kur ajo ka dalë, ka qenë në një situatë shumë të keqe. Ka qenë e sëmurë fizikisht dhe e mbingarkuar emocionalisht
Heidi: Ky rikthim, si ka ndikuar në situatën emocionale të saj?
Jorida: Egli ka karakter shumë të fortë, ka dëshirë të tregojë se di të vendosë për veten e saj. Ajo ka këmbëngulur edhe para se të hynte se dinte t’i vendoste vetë termat e veta të referencës në lidhje me çfarë do të donte të bënte. Sigurisht ka patur momente kur Egli, si pjesa më e madhe e banorëve, ka qenë e mbingarkuar, kanë marrë gjithë shërbimin e nevojshëm dhe ajo ka qenë në periudhën e daljes, me serume, me probleme gastro-intestinale. Por nuk ka qenë në pikën që është thënë. Ajo që ndodh është që të tëra takimet bëhen në person, që në intervistat fillestare, për të kuptuar se sa mund ta mbajnë këtë lojë banorët që do të hyjnë./ S,M