‘Qëndrojmë pranë popullit maqedonas’/ Meta shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Koçan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri shkatërrues në një diskotekë.

Postimi i Metës:

Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve!

I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme!/     S,M

Të fundit

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun...

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I...

Durrës/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa...

Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

Nga Shpëtim Luku Nga vit në vit, bëhet gjithnjë e më e dukshme një dukuri që po deformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e...

Sa paguhet Papa Leoni XIV?

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë...

Lajme të tjera

Web TV