Shkaku kryesor/ Rritet çmimi i kafes në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet çmimi i kafes në nivel global. Në vitin 2024 ka pësuar rritje prej 40% në krahasim me mesataren e vitit 2023. Shkaku kryesor janë kushtet meteorlogjike dhe problematikat e lidhura me to që kanë goditur vendet prodhuese.

Sipas FAO, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë, pritet që rritja të vijojë edhe gjatë vitit 2025. Në nivel botëror industria e kafes gjeneron mbi 200 mld $ në vit dhe SHBA e BE janë importuesit më të mëdhenj.

Sipas raportit, në Dhjetor të 2024, kafja arabike që është edhe kualiteti më i mirë e më i preferuar, shënoi një rritje prej 58%, ndërkohë që kafeja që përdoret për kafet e makinetave dhe përzierjet, pësoi rritje prej 70%.

Për shkak të ndryshimeve të klimës dhe problemeve me motin, në Vietnam klima e thatë e tejzgjatur jashtë normales solli një reduktim të ekporteve me rreth 20% për të dytin vit rradhazi. Edhe Indonezia shënoi ulje të tregtisë së kafes si vend prodhues, me rreth 17% si pasojë e shirave të tepërt të muajve Prill-Maj, ndërsa Brazili nga rritje që regjistronte çdo vit, në 2024 shënoi rënie të prodhimit me 1.6%.

Aktualisht, Brazili dhe Vietnami mbulojnë 50% të prodhimit botëror të kafes, ndërsa fermerët e vegjël përbëjnë 80% të prodhimit global./     S,M

Të fundit

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të...

Tatimet: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ bizneset të kenë paguar detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ Lufta është e shpallur, bujrum…

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një...

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ja kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve

Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të negociatave, që lidhet me politikën...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua sot (2 qershor) procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit. Në seancë, para trupit gjykues janë paraqitur për...

Lajme të tjera

Web TV