A po i del zot Berisha “trumpizmit” edhe për Kosovën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Tani t’i thuash Zërit të Amerikës dhe Evropës së Lirë që kanë pasur censurë, ndaj i mbylli, është injorancë, por mbi të gjitha inferioritet për të mos qenë kritik me një vendim të çmendur të presidentit të SHBA-ve, që, siç tha ish-drejtori i përgjithshëm i VOA, “asnjë armik i SHBA-ve nuk ia ka bërë këtë të keqe”.

E dëgjova dje duke komentuar mbylljen e Zërit të Amerikës. Tha pak a shumë se është një luftë kundër censurës shtetërore.

Sa për dijeni, për një amerikan, Zëri i Amerikës nuk ka fare rëndësi. As “Evropa e Lirë”. Janë radio që nuk dëgjohen në SHBA dhe shumë amerikanë nuk e dinë që ekzistojnë. Ato janë radio që përcjellin politikën e SHBA-ve në botë, bazuar mbi operime profesionale dhe liri të plotë raportimi, dhe kanë luajtur një rol më shumë se historik në Luftën e Ftohtë, duke e kthyer SHBA-në simbol të shpresës dhe mbijetesës nën diktaturën komuniste në Lindje.

Sali Berisha ka qenë komunist dhe ndoshta s’e ka dëgjuar kurrë Zërin e Amerikës si radio reaksionare, por së paku ka dëgjuar nga miqtë e tij antikomunistë që e kanë dëgjuar. Atëherë ajo sfidonte censurën e diktaturës në Shqipëri dhe më pas edhe censurën e pluralizmit. Ai së paku e di shumë mirë këtë.

Unë kam punuar për të dyja radiot në fjalë, në vitet ’90 dhe jam ndjerë më i lirë se në gazetën Tema që jam vetë pronar. Nuk kam pasur ndonjëherë censurë apo autocensurë. Këtu në biznesin tim edhe kam ndonjëherë autocensurë.

Tani t’i thuash Zërit të Amerikës dhe Evropës së Lirë që kanë pasur censurë, ndaj i mbylli, është injorancë, por mbi të gjitha inferioritet për të mos qenë kritik me një vendim të çmendur të presidentit të SHBA-ve, që, siç tha ish-drejtori i përgjithshëm i VOA, “asnjë armik i SHBA-ve nuk ia ka bërë këtë të keqe”.

Por akoma më e turpshme është heshtja e Berishës si trumpist për deklaratat e rënda të djalit të presidentit Trump, Trump Jr, i cili tha se bombardimi i Kosovës ishte i stisur nga Bill Clinton për të mbuluar skandalin me Levinskin.

Lexo edhe :  Kush po luan me fatet e Shqipërisë ?

Deklarata e cila, natyrisht, nuk përfaqëson politikën amerikane, por një pjesëtar të familjes presidenciale të SHBA-ve, ashtu siç e konceptojnë tani ata pushtetin, është e rëndë, e pavërtetë, e padenjë dhe mbi të gjitha poshtëruese për tmerret e popullit shqiptar në Kosovë. (Jo në Lindje të Mesme).

Sa për koherencë kohore, skandali Levinski ka shpërthyer në fund të vitit 1997 dhe është mbyllur me impeachment në janar të vitit 1998, ndërsa bombardimi i Serbisë ka ndodhur në mars 1999. Por kjo ka pak rëndësi për atë që e tha. Kjo ka rëndësi për këta që i kanë dëgjuar dhe janë gati të marrin përsipër çdo marrëzi të Trumpit, meqë kanë deklaruar se Trumpi do shpëtojë Berishën nga izolimi, nga “non grata” dhe nga humbjet e njëpasnjëshme.

Tani Berisha, në vazhdën e justifikimeve idiote që bën për gjërat e Trumpit, duhet të dalë dhe ai ta revizionojë historinë e Kosovës, të thotë që bombardimi ishte gabim, se ndodhi për shkak të Levinskit. Njësoj e bëri për USAID-in, duke i shpallur kriminelë punonjësit shqiptarë të USAID-it, a thua janë fajtorë pse kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane. Njësoj e quajti si Trumpi radio censure “Zërin e Amerikës” dhe “Evropën e Lirë”. Le ta quajë dhe Serbinë viktimë të skandalit seksual të Clintonit me Levinskin.

Dhe të nxjerrë Floriana Garon, ta thotë me fytyrën që i ndrit nga buzëqeshja, në raste të tilla./   S,M

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV