Buka e bardhë apo buka e zezë, cilën duhet të zgjidhni për organizëm të fortë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka, mund të jetë një produkt i zakonshëm por sipas sipas Raportit Global të Industrisë së Bukës, vazhdon të mbajë vendin e parë në listën e ushqimeve më të konsumuara në botë. Ajo daton që në kohët e Egjiptit të Lashtë, duke e kthyer në një produkt vërtet të vjetër përsa i përket historisë së kulinarisë.

Edhe pse llojet e bukës nga të cilat mund të përzgjidhni janë të shumta, ato që hasni më shpesh janë; buka e bardhë dhe ajo e zezë. Sigurisht që të të dyja përgatiten nga gruri, por ka disa ndryshime thelbësore që lidhen me vlerat shëndetësore që ato përmbajnë.

Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit

Ka dy ndryshime kryesore tek lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre; mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.

Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por tek buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit; lëkurën bashkë me farën, ndërsa tek buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.

Procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin. Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.

Çfarë vlerash kanë për organizmin?

Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës. Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë tek kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha, dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.

Lexo edhe :  Stikat ndihmojnë me gjumin, ja sa duhet të konsumoni çdo natë

Nga ana tjetër Cleveland Clinic pohon se karbohidratet komplekse që gjenden tek buka e zezë stimulojnë prodhimin e serotoninës duke përmirësuar kështu humorin tuaj. Kjo lloj buke mbron trupin edhe nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës duke qenë se ajo ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Për më tepër kjo bukë ju ndihmon që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë.

Buka e zezë është e pasur me vitaminat B dhe proteina, të dy këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës së qelizave të reja të lëkurës dhe flokut tuaj.

Nëse doni që të humbisni kilogramët e tepërt, atëherë duhet të konsumoni bukën e zezë duke qenë se në sasi të vogla ajo ju mban më gjatë të ngopur dhe kërkon më shumë energji për t’u tretur.

Nëse nuk jeni të sigurtë për sasinë, ekspertët e Nela Group sqarojnë për lexuesit e AgroWeb.org se karbohidratet duhet të përbëjnë 50% të produkteve për një regjim ushqimor të balancuar.

Mjafton që ju të konsumoni 2 feta me bukë të zezë në ditë dhe do të siguroni një shëndet të fortë.

Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e me drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë.

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV