Hapen aplikimet për kredi të butë për punonjësit e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 11 mars janë hapur aplikimet për kredi te buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme.

Për këtë vit nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total, do të kenë mundësinë që të marrin kredi të butë. Pra, këtë vit vetëm 0.002% punonjësve të policisë mund të marrin kredi të butë. E thënë ndryshe 1 në 500 policë do të përfitojë kredi të butë.

15 kuota do të ndahen për gardën, 10 për AMP ndërsa 40 kuota te tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.

Aplikimi për kredi të butë do të bëhet në portalin e-albania. Pasi në bazë të disa kritereve do të bëhet edhe pikët se kush përfiton dhe më pas del në komision.

Praktikisht, një nga institucionet më të mëdha në vend, Policia e Shtetit, që ka në organikën e saj 12 mijë punonjës, duhet të ketë edhe numrin më të lartë të kuotave. Madje, kur u bënë ndryshimet në ligj, u deklarua që përfituesit më të shumtë do të jenë punonjësit e policisë.

Ky është viti i tretë që përfitohet kjo kredi. Në dy vitet e para, vëmendja dhe fokusi ka qenë te Policia e Shtetit. Pra, në vitin e parë 100% e kuotave i kaluan këtij institucioni ku rreth 100 punonjës policie në vitin 2023 përfituan nga kredia e butë, ndërsa në vitin e dytë u ndanë mes Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, në total rreth 300 kuota.

Ndryshe nga vitet e shkuara, kur pjesë e Komisionit të Vlerësimit të aplikimeve ka qenë edhe një zyrtar nga Drejtoria e Policisë, kësaj here, Komisionet e Vlerësimit drejtohen nga Ministria e Brendshme.

Lexo edhe :  Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

News24 ka parë dokumentet e hartuara nga Ministria e Brendshme dhe ajo që vihet re është fakti se në komisionet e vlerësimit të aplikimeve, përfshirë edhe sekretariatin teknik në mbështetje të komisionit të shqyrtimit të ankesave, dhe mbështetësit e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, përbëhen vetëm nga punonjës të Ministrisë dhe nuk ka në mesin e tyre asnjë emër nga institucionet përkatëse përfituese të kuotave./k.k

Të fundit

Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt...

Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një skenar të dyshimtë që, sipas tij,...

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Udhëtimi me avion shpesh shoqërohet me një mori sfidash: radhë të gjata, tarifa të larta për bagazhet dhe përpjekjet e përhershme për të paketuar...

Rama para mitingut përmbyllës të fushatës/ Jam kurioz për votën e diasporës (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe...

Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! (VIDEO)

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin e Ri. Siç shihet edhe nga...

Lajme të tjera

Web TV