Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan në lot: E paralajmërova pronarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka fajësuar pronarët e diskotekës për shumë parregullsi. Ai tha se gjatë periudhës që është marrë me sigurinë e klubit, ka vërejtur një sërë problematikash. Sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materiale të lira dhe leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, nuk ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin më të lirë! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë. Më akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital!” ka thënë Georgiev, mes lotësh, duke shtuar se ndihej i dëshpëruar për atë që kishte ndodhur, sipas Index.hr.

Georgiev tha se e ka paralajmëruar pronarin për praninë e të miturve në diskotekë. Ai shton se pronari nuk e mori seriozisht këtë problem. “I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimë të një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollimet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi më vonë u zbulua se funksiononte me një licencë të falsifikuar, dhe nga kontrolli u konstatuan dështime të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë të shtetit/   S,M

Të fundit

Vendimi i Bankës së Shqipërisë, ekspertët: Shqiptarët tani do stepen për të blerë shtëpi

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua. Por vendosja...

Denoncimi i Xhelal Mziut: Polici po shet votat me bandat, kapën dy qytetarë…

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me shitblerjen e votave...

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet e numërimit të votave. Report...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Lajme të tjera

Web TV