Në senacën e sotme plenare në Kuvend është duke u diskutuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionet parlamentare tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve.
Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike.
Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës, pavarësisht nëse ata zgjedhin të vazhdojnë karrierën në sektorin publik apo privat.
‘Ndodh që të rinjtë sapo dalin nga shkolla duan që të punohen dhe punëdhënësi i kërkon eksperiencë pune. Fokusi është t’i jap eksperiencë pune këtyre të rinjve. Kriteret janë nga mosha 21 deri 26 vjec dhe që kanë mbaruar një bachelor, nuk është kriteri i notave, ne i japim të rinjve që kan mbaruar baxhelorin mundësinë që të bëjnë një praktikë 3 mujore në administratën publike. Kush arrin që të ketë rezultate të mira mund të punësohet si pjesë e administratës publike’, tha ajo./k.k