Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i drejtohet ish-Presidentit se babai u largua krenar nga kjo jetë.
“Baba iku krenar Hashim”, shkruan Rama.
Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pak ditë më parë ai u vizitua nga Hashim Thaçi, i cili u lejua nga Haga për një gjë të tillë. Pas vizitës rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë./e.t