Në 11 Maj, ikin lukashenkot e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Në 11 Maj, në Shqipëri votohet ndoshta për herën e fundit nga shqiptarët, për të nxjerrë përfundimisht jashtë politikës ish-komunistët, dhe ata që po e mbajnë peng të ardhmen e vendit. Në 11 Maj, shumica e shqiptarëve, do të skarcojnë me votë, ata që 34 vite më parë të futur nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit, hynë në Qytetin Studenti, dolën para tyre dhe mbajtën fjalime të hartuara në KQPPSH. Në 11 Maj, do të flaken njëherë e mirë nga politika lukashenkot e Shqipërisë. Ata që në partitë e tyre mbollën hijen e diktatorit, ata që në partitë e tyre kultivuan kultin e individit, dhe janë sjellë si stalinistë me qytetarët kur kanë patur pushtetin. Në 11 Maj, do të fshihen përfundimisht nga ekranet  tona, me votën e shumicës së shqiptarëve, fytyrat e zërat e atyre që kanë 34 vjet që tmerrojnë burrat, gratë dhe fëmijët e shkollave me thirrjet dhe veprimet e tyre antiligjore dhe antishqiptare. Postkomunizmi në Shqipëri, kaloi përmes situatave aspak normale, duke u shoqëruara me absurditete që lanë gjurmë në memorjen e qytetarëve. U kryen krime të padëgjuara mbi shtetin, sovranitetin, mbi qytetarin, mbi institucionet, mbi ligjet e zbatueshme, duke u zëvëndësuar me krahinizmin dhe banalitetet e tjera duke deformuar lirinë dhe demokracinë e brishtë. Duke veshur lëkurën e “deles” dhe duke u fshehur nën mantelin e djallit, shumë shpejt ata që morën në dorë “frenat” e politikës pas 1992, e kthyen vendin në pocaqi. Vodhën, u pasuruan, dhe i dhanë vehtes të drejtën për të  qenë “drejtues të përjetshëm”. Shqipëria sot po vuan nga lukashenkot e fundit në politikë. Ata janë si “rriqnat”  dhe nuk u shkiten kollat as politikës dhe as shqiptarëve. Duket sikur ata, nuk po ka fuqinë me ligj,  ti ndalë as drejtësia e re. Por Lavdi Zotit, do ti ndalë vota e shumicës së shqiptarëve në 11 Maj. Ata nuk e duan lirinë dhe demokracinë, dhe e kuptojnë ndryshe atë. Ata nuk e duan jetën e qytetarëve, dhe mundohen ta ndalin veprimin e ligjit. Ata nuk e duan zhvillimin e vendit, dhe nuk rreshtin ta pengojnë atë. Ata nuk e duan  qytetarin të buzëqeshë, të lumturohet, të gëzojë dhe bëjnë çmos t’ja ngrijnë atë në buzë. Ata kudo shkojnë mbjellin frikën, terrorin, pasigurinë, bëjnë thirrje për  dhunë, përmbysje, zjarrvënie, dhe vrasje në emër të interesave të tyre. Në 11 Maj, Shqipëria do të votojë për largimin e lukashenkove që imitojnë diktaturat në mesin e Europës. Shqipëria nuk mund të shpjerë në Bruksel, politikanë të akuzuar, hetuar dhe gjykuar, për krime dhe korrupsion. Në Bashkimin Europian, ky vend do të hyjë dinjitoz pa lukashenkot e fundit, që turpërojnë vendin në shqip dhe gjuhë të huaj, duke u bërë aleatë edhe me djallin, vetëm të rikthhen në pushtet. Projekti i Edi Ramës “Shqipëria 2030” mbetet më funksionali dhe më i votuari nga shqiptarët, nga ku padyshim me votë në 11 Maj, do të fshijë nga skena politike edhe lukashenkot e fundit të Eruopës.

Të fundit

A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?

Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.Në fakt,...

E dhimbshme! Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, ka vdekur në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë. Lajmin e hidhur e dhanë familja dhe...

“Lidhjet toksike janë varësi”, psikologia: Egli duhet ta evitonte Gjestin

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte psikologe Bona Miekley, e cila ka komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera....

“Plakat” nuk zhgënjejnë/ Kthehet dimri, ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Java e tretë e marsit ka kthyer dimrin në Shqipëri. Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë vendin. Temperaturat e ajrit kanë rënë ndjeshëm...

Justin Bieber shqetëson fansat, këngëtari poston tekstin enigmatik në Instagram

Justin Bieber ka shkaktuar sërish shqetësim te fansat e tij me një postim enigmatik në Instagram, ku ka folur për vështirësitë në menaxhimin e...

Lajme të tjera

Web TV