Tifozët Kuq e Zi reagojnë ndaj FSHF-së: Për herë të parë në 21 vite jemi lënë pa bileta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët Kuq e Zi, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar ndaj FSHF-së para ndeshjes Shqipëri – Angli që do të zhvillohet më 21 mars, pasi nuk u janë miratuar kërkesat për bileta.

Ata theksojnë se janë të vetmit që kanë mbështetur kombëtaren në ditët më të vështira, kur nuk kishte kushte dhe stadiume moderne, dhe se tani, në vitin 2025, kur Shqipëria është kualifikuar dy herë në Europian, janë lënë jashtë mundësisë për të siguruar bileta.

Sipas Tifozëve Kuq e Zi, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka penalizuar ata, duke mos ofruar bileta të pararezervuara për grupet tifozerike. Ky vendim u perceptua si një hakmarrje për kundërshtimet që Tifozat Kuq e Zi kanë shprehur ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me Serbinë dhe përpara ndeshjes ndaj këtij rivali në kualifikueset për Botërorin.

Ata gjithashtu kritikojnë çmimet e larta të biletave dhe thirrjet për anëtarësim në klubin e tifozëve të FSHF-së, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të izoluar ata dhe për të përfituar nga ata që janë më të gatshëm të paguajnë për mundësinë e të paturit një biletë “të garantuar”.

“Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!

Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.

Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një arsye të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.

Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Lexo edhe :  Shqipëria rikthehet tek fitorja dhe mposht me goleadë Andorrën në “Air Albania”

Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.

Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me Serbinë dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror.

Pra, me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxori biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë edhe çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, me gjithëpërfshirje nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tifozëve, organizëm ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standardin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh.

FSHF po bën të njëjtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.

Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!”, mbyllet postimi i Tifozëve kuq e zi./e.t

Të fundit

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë...

Kryeministri Rama takim nesër me shqiptarët e Kretës në Greqi: Shqipëria 2030

Ditën e nesërme më 29 mars kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë, Greqi. Kryeministri Edi Rama i...

Greqia rrit pagat e ushtarakëve nga 13-20%, ja si do të funksionojë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura...

Barcelona po bën gati projektin e ri, gjashtë lojtarë me të ardhmen në ajër

Muaj më parë, Barcelona nisi me planin e rinovimeve për të siguruar vazhdimësinë e lojtarëve që ka në përbërjen e saj dhe të cilët...

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

ILD dhe drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho paraqitën konkluzionet në KLP për një procedim disiplinor të dytë disiplinor, pas vendimit të Këshillit...

Lajme të tjera

Web TV