Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi uniformat blu i gjetën 2800 euro false.
Tiranë-Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi uniformat blu i gjetën 2800 euro false.
I riu u kap në sheshin ‘Nënë Tereza’, pas një kontrolli të kryer në makinën e tij.
Paratë u sekuestruan si provë materiale.
Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.
Ndërkohë ka nisur hetimi për vëllain e të riut dhe mikun e tyre.
“Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet më tej në njoftim
Operacioni u kodua ‘False’
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./k.k