‘U zgjove vonë Flamur’/ S’ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën dhe kryesisht deputetin demokrat Flamur Hoxha. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

Shalsi tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet.

‘Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament. Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore.

Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu. Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit’, tha ai.

Në replikë, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite. Ai tha se deputeti Shalsi sulmoi opozitën dhe nuk foli për qytetarët që janë vjedhur nga kjo qeveri.

Lexo edhe :  Nga Parisi kandidon për Partinë Demokratike në Tiranë

‘Shqiptarët e njohin mirë Flamur Hoxhën dhe e dinë sa herë ka qenë kontribues në poltikë në 2017-2021. Fakti që ai u morë me mua tregon se ai e përcaktojë rezualtin e 11 majit. Ai nuk foli për ato probleme që kanë kuksianët në 12 vite, ai u morë me mua dhe me opozitën sepse opozita qënka e keqja e këtij vendi sipas tij. Ai harrojë që të thotë pse ata janë të varfër dhe të vjedhur nga kjo qeverisje’, tha ai./e.t

Të fundit

Java globale e parasë/ Sejko: Sistemi i pagesave ne euro ka ulur kostot e transfertave

Sistemi kombëtar i pagesave në euro ka siguruar 100 milone euro kursime për qytetarët dhe bizneset. Sipas të dhënave Ekonomia...

A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?

Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.Në fakt, kjo fjalë është përdorur për...

E dhimbshme! Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, ka vdekur në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë. Lajmin e hidhur e dhanë familja dhe...

“Lidhjet toksike janë varësi”, psikologia: Egli duhet ta evitonte Gjestin

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte psikologe Bona Miekley, e cila ka komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera....

“Plakat” nuk zhgënjejnë/ Kthehet dimri, ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Java e tretë e marsit ka kthyer dimrin në Shqipëri. Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë vendin. Temperaturat e ajrit kanë rënë ndjeshëm...

Lajme të tjera

Web TV