Epoka Berisha, ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Mjerë kush nuk e kupton se, koha apo epoka Berisha ka mbaruar. Janë të pafatë apo të pazotë, kjo nuk mund të thuhet, por që janë të paditur, kjo nuk diskutohet. Ti besosh sot Sali Berishës emrin në listë, ti besosh sot atij se “do të sjellë në pushtet PD-në”, apo dhe se “do të bëjë Shqipërinë Madhështore”, është njëlloj sikur të mos kesh jetuar kurrë në këtë vend. Ti besosh sot atij njeriu se, “do të mundë Edi Ramën, do të marrë pushtetin, se do të luftojë Sorosin, se do të rrisë rrogat dhe pensionet, se do të çojë vendin në BE”, dhe profka të tjera, është njëlloj sikur të besosh se Enver Hoxha do të ringjallet. Por ja që edhe pas 34 vitesh, ka akoma mjeranë apo dhe “idealistë” që mendojnë se “fati i tyre varet nga Sali Berisha”. Kundër dëshirës së tyre mendore dhe logjike, ata kanë nisur daljet në ekrane dhe bëjnë ripërsëritësin e propogandës së tij mbi “fitoren e 11 Majit”. Sa qesharake është, kur sheh Belindin apo Flamurin ti drejtohen publikut të sallave të mbyllura se “Berisha është ideatori, ai është ylli ndriçues, ai po na çon drejt pushtetit, pa Berishën ne jemi të humbur, ai është mik i Trumpit.” Mendoni pak, sikur Zoti të bëjë hatanë, dhe të rikthejë PD dhe Berishën në pushtet? Vendi do të përjetonte makabritetin e padëgjuar, kurse shqiptarët kalvarin e vuajtjeve të dikurshme. Mendoni sikur të rikthehet Berisha në pushtet, se çfarë mund të ndodhte me ekonominë, turizmin, investimet, bizneset, arsimin, shëndetsinë, artin, kulturën, policinë e ushtrinë, integrimin dhe imazhin e vendit në Europë ? Do të ktheheshim 30 vjet mbrapa. Do të humbisnim çdo favor, që na ka dhënë dhe besuar deri sot BE-ja, do të tkurrnim iniciativat e europianëve për përkrahjen e Shqipërisë dhe shpejtimin e saj në procesin e anëtarësimit. Natyrisht kjo nuk do të ndodhë. Dhe jo pse PD sot është në stadin e falimentit politik para shqiptarëve, por sepse Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë dinjitoze politike, e cila ka shanset dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në procesin e integrimit të Shqipërisë për në BE. Ata që e shohin në sy Berishën si “Sulltan apo si Perëndi”, dhe besojnë akoma se “ai dhe vetëm ai, mund ti nxjerrë nga opozita drejt pushtetit”, do të binden shumë shpejt, se e vërteta qëndron krejt ndryshe, siç u bind Dash Sula, Dash Shehi, apo dhe qindra e mijëra të tjerë që sot nuk janë fare pjesë e asaj partie. Të mendosh dhe të besosh edhe sot pas 34 vitesh se, “me Berishën do të marrë pushtetin PD-ja”, kur ka 1001 arsye, duke nisur nga “non-grata” amerikane dhe britanike, apo dhe proceset penale ndaj tij, është marrësi. Dhe fatkeqësisht ka akoma të marrë, (të pazgjuar por dhe të korruptuar pasi kanë fituar milionat me Berishën kur ishte në pushtet) që edhe pse në moshën janë sa gjysma e tij, jetojnë dhe mendojnë sikur të ishin hipnotizuar nga Berisha.Padyshim kjo është dhe fatkeqësia më e madhe e asaj partie.

Të fundit

VIDEO/ Momenti kur aksidentohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

Danezi Mads Pedersen ishte triumfatori i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe u...

Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia/ Mads Pedersen kalon i pari vijën e finishit

Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160...

‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk mes çiklistëve! Mikel Landa dërgohet në spital

Mikel Landa ka marrë ndihmë mjekësore dhe është transportuar në spital pas përplasjes në zonën e Freskut në Tiranë. Në kilometrat e fundit të Giro...

Krimet zgjedhore, SPAK: Denonconi shkeljet ditën e votimeve në këtë numër

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në dispozicion një numër për qytetarët në ditën e zgjedhjeve për të denoncuar...

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas të dhënave zyrtare të publikuara...

Lajme të tjera

Web TV