Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në çdo skutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e vogël Soure, në ishullin Marajó të Brazilit, policia ushtarake ka gjetur një mënyrë unike për të patrulluar rrugët dhe zonat e largëta: ata përdorin buaj, shkruan A2 CNN. Këto kafshë të fuqishme, që peshojnë rreth 800 kilogramë, janë ideale për terrenin e vështirë të ishullit, veçanërisht gjatë sezonit të shirave kur rrugët bëhen të pakalueshme për automjetet.

Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në

Sipas policisë, bufat janë të aftë të ndjekin të dyshuarit nëpër pellgje dhe të notojnë nëpër kënetat e dendura të rajonit. “Ka vende ku nuk mund të arrish me motor apo me varkë, por me buajt nuk të pengon asgjë”, tha për “Wall Street Journal” rreshteri i policisë, Ronaldo Souza.

Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në

Në Soure, një qytet me rreth 24 000 banorë, policët shfaqen çdo mëngjes në qendër të qytetit mbi buajt e tyre, një pamje kërcënuese për kriminelët. Banorët krenohen se ky është një nga vendet e pakta në Brazil ku mund të ecësh lirshëm me orë në dorë, pa frikën e grabitjeve.

Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në

Buajt janë të shumtë në numër në ishull. Legjenda thotë se ato arritën në Marajó pasi një anije franceze u mbyt në shekullin e 19-të, duke i lënë kafshët të notojnë deri në breg. Sot, rreth 600 000 buaj jetojnë në ishull, duke u përdorur si taksi, mjete transporti dhe burim ushqimi, duke përfshirë djathë dhe akullore me qumështin e tyre.

Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në

Megjithatë, krimi në ishull është i rrallë. Policia ka pak raste për të zgjidhur, përveç ndonjë grindjeje familjare apo vjedhjeve të vetë buajve. Për banorët, këto kafshë janë jo vetëm një pjesë e kulturës lokale, por edhe një simbol i sigurisë dhe krenarisë së ishullit të tyre të veçantë. /e.t

Të fundit

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë...

Stabiliteti etnik, marrëveshja e Paqes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe shqiptarëve

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Në vitin 2001, Maqedonia e Veriut - atëherë ende...

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë....

Lajme të tjera

Web TV