PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok.

7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin një kub të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.

Eksperimenti në dukje i padëmshëm shkoi keq pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeçares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve.  Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes.

Mediat e huaja shkruajnë se pas mbërritjes në spital, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar ku ajo qëndroi për tre ditë sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.

Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta. Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara./   S,M

Të fundit

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në Elbasan dhe përfundon në Tiranë....

Cilat Parti kanë shanset më të Larta për të zbatuar Programet e tyre?

Nga EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Analizë e Realizueshmërisë së Premtimeve Programore të Partive Politike në Shqipëri: Shanset për zbatim dhe përshtatshmëri me Realitetin Në një...

Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze. Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV