Spiropali në homazhet për babanë e Thaçit: Të kam sjellë një dorë dhe’ nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, mori pjesë dhe foli në ceremoninë mortore të atdhetarit Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, që u zhvillua sot më 18 Mars në Skënderaj të Kosovës.

Në ceremoni ishte e pranishme dhe foli znj. Linda Rama.

Ishin gjithashtu të pranishëm ish Kryetari i Kuvendit,  z. Gramoz Ruçi, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Në ceremoni  mbajtën fjalë edhe Kryetari i Komunës Skënderaj, z. Fadil Nura, Kryetari i PDK, z. Memli Krasniqi, z. Bedri Hamza nga PDK dhe djali i z. Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.

Në fjalën e saj në mbledhjen komemorative, znj. Spiropali u shpreh:

“Shumë i dashur Hashim, që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd fizikisht;

Sepse padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale;

Të dashur familjarë e të afërm të atdhetarit Haxhi Thaçi;

Të dashur motra e vëllëzër,

Haxhi Thaçi, ky burrë i shtrirë para nesh dhe për të cilin morëm të gjithë rrugën për këtu në Skënderaj, është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të  bëhet një atdhetar i madh.

Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin.

Por Haxhi Thaçi ishte më shumë se kaq.

Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, Kryeministrin e parë e pastaj edhe Presidentin e Kosovës së pavarur.

Prandaj Haxhi Thaçi ishte, jeton dhe do të jetojë në birin dhe shembëlltyrën e vet, Hashim Thaçin, dhe në pasardhësit e tij.

Lexo edhe :  “Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

Faleminderit, burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi, që na dhe Hashim Haxhi Thaçin, udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e së cilës, me mbështetjen e popullit të vet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e ka bërë Kosovën prej 26 vjetësh një shtet të lirë dhe prej 17 vjetësh një shtet të pavarur.

Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UCK-së janë sot në “shtatë penxheret” e Hagës.

Si viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës.

Dhe që amoralitetit dhe fallsitetit të vet i vuri vulën me ndalimin e të burgosurit padrejtësisht dhe kundraligjërisht, Hashim Thaçit, për t’i dhënë lamtumirën babait të vet.

Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe gjithë shqiptaria.

Të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës!

Të kam sjellë edhe një dorë nga dheu i Shqipërisë!

Lamtumirë.”/      S,M

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV