Strehimi social/ Gonxhja: 10-fishojmë fondet për këtë program!130 mijë persona përfitues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se, do të 10 fishohen fondet për programin e strehimit social.

Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme për programin e strehimit social, ai tha se do të ketë me shumë fonde për bashkitë që nuk kanë mundësi.

‘Sa i takon taksës 3% për ndërtuesit ende nuk kemi një inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arkëtuar qoftë të metrave katrorë dhe të vlerave të përfituara nga 3% i strehimit social. Ka munguar një metodologji kontrolli në nivel kombëtar, jemi në diskutime që të gjejmë një mënyrë tjetër të garantimit të suksesit të këtij instrumenti. Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 mln euro programin, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, ta 10-fishojmë. Nga kredi me interesa zero, banesa sociale, kredi me interesa shumë të ulta etj.

Reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi por të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit’, tha ai.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku tha se janë 130 mijë persona përfitues nga rrija e fondeve për strehimin.

‘Rritja e fondeve për strehimin, do të sjellë koncept të ri se si do të funksionojë skema. Deri tani janë 35 mijë familje që kanë përfituar nga programet e strehimit. Janë 130 mijë persona përfituese. Duke 10- fishuar fondet në synojmë të kemi 50 mijë familje që të përfitojnë nga programet e strehimit deri në 2030-ën’, tha ai.

Lexo edhe :  Baba Mondi shtron iftar, surpriza për Elisa Spiropalin

I pyetur nga Report TV nëse do të rriten tavanet për kreditë e buta pasi shpesh qytetarët nuk e marrin kredinë pasi ajo nuk mbulon vlerën e pronës, zv. ministri i MEKI Enkelejd Musabelliu tha se do të ketë një studim tregu që tavanet të caktohen në bazë të vlerës së pronës.

‘Po punojmë për të rishikuar metodologjinë për të rritur vlerën e kredisë së butë që do të japim për familjet e reja, për çiftet etj. Nuk do të marrim në konsideratë vetëm çmimet që ka kadastra për zonat, por do të dalim në studim tregu dhe me anketa në mënyrë që tavanet të caktohen në bazë të vlerës reale të pronave në treg’, tha ai./E.T

Të fundit

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Teksa u përshëndet me një prej tyre, nxënës shkolle i klasës së tetë në Zhitom, (Bardhaj-Drobonik), kreu i qeverisë e pyeti për mësimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV