Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë.
Ndërsa ka ndarë një poster të takimit në Kretë, kreu i qeverisë ironizon Sali Berishën me koalicionin e tij, teksa flet për numrat që u kanë rënë në fletën e votimit të 11 majit.
‘5 me 1’ shkruan Rama, ndërsa thotë se 1-shi i ra kënetës dhe 5 Partisë Socialiste. Më 11 maj, kryeministri shkruan se pret fitore të thellë për Shqipërinë 2030 me shqiptarët e Kretës dhe të gjithë botës.
“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa
Unë: Normal, 5 me 1
Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë
29 MARS NË KRETË”, shkruan Rama./ S,M