‘E gjetëm të shkretuar!’/ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amfiteatri veror te liqeni artificial u ndëtua 7 vite më parë nga Bashkia e Tiranës, ku nga një vend i harruar dhe me pak vizitorë, ëhstë kthyer në një atraksion dhe oaz arti e kulture.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar nga SPAK prej 10 shkurtit të këtij viti, kujton nga qelia projektin e jashtëzakonshëm që mori jetë si “amfiteatri i artit dhe qytetarisë”. Gjithashtu me një postim në rrjetin social Instagram, ai vë në dukje se si u punua për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në Parkun e Liqenit, për t’ia kthyer qytetarëve Amfiteatrin.

“E gjetëm në gjendje të shkretuar, me stolat e thyer”, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i Erion Veliajt:

Amfiteatri i artit dhe qytetarisë!

Para 7 vitesh, pas një pune të jashtëzakonshme që bëmë për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në çdo cep të Parkut të Liqenit, i kthyem publikut edhe ikonën e tij, Amfiteatrin Veror.

E gjetëm vërtet në një gjendje të shkretuar, me stolat prej guri të thyer, ku askujt nga vizitorët e liqenit nuk i binte rruga andej. Sot jemi krenarë që i dhamë jetë edhe asaj hapësire, e cila është shndërruar në një oaz arti e kulture, sidomos gjatë verës”./e.t

Të fundit

Reagimi i tij u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion Braçe: Më erdhi para fytyrës…

Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen...

Endri Shabani ndan fotografinë e ëmbël me partneren: Prej 8 vitesh unë jam i plotë

Endri Shabani, një nga politikanët e rinj që në këtë zgjedhje, ka ndarë së fundmi një fotografi të veçantë me partneren e tij Livia...

Plagosi gruan blogere dhe më pas i dha fund jetës,kush është dizajneri i famshëm shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçari dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund...

Sherr mes efektivëve të Policisë Bashkiake në Himarë, tre punonjës nën hetim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit. Specialistët...

Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit të ekstradojë babanë palestinez që vrau të bijën

Në kohën kur shtetasi i huaj që i mori jetën të bijës u largua në drejtim të paditur dhe po ashtu u morën disa...

Lajme të tjera

Web TV