‘Fton’ Dash Sulën në PS? Rama: Jemi të hapur dhe për blunë, por të heqin morrat e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. Ai nënkuptoi se edhe Dash Sula mund t’i bashkohet partisë, por së pari, siç u shpreh kryeministri, duhet që të “desinfektohet” nga këneta ku ishte.

“Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përvec salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, sepse mund të jetë ndonjë ditë edhe ai. Por për momentin duhet të desinfektohet. Inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa  dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.”, u shpreh Rama,

Kujtojmë që Sula iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” pasi u la jashtë  listave të PD. Ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

Përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko tha  se nuk u gjet dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. /E.T

Të fundit

Strehimi social/ Çfarë përmban plani i qeverisë

Qeveria shpalos planin ambicioz për strehimin e familjeve shqiptare përmes programeve të strehimit social dhe një fondi të dhjetëfishuar. Një...

“Para se të vish, hiqi morrat e kënetës”, Rama i lë “derën hapur” Dash Sulës?

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për të kandiduar në zgjedhjet e...

Çupi plas “bombën”: Berisha do shkojë në burg, ja kush e merr PD-në

Analisti Frrok Çupi i ftuar në një studio televizive, ka komentuar listat e partive politike për të cilat u shpreh se PS ka tentuar që...

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në një konferencë, ndërsa u pyet...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Lajme të tjera

Web TV