Kryepiskopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe Kryetar i Konferencës së Kishave Evropiane (KKE), ka dërguar një mesazh urimi për Imzot Joanin, për zgjedhjen e tij si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Kryepiskopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe Kryetar i Konferencës së Kishave Evropiane (KKE), ka dërguar një mesazh urimi për Imzot Joanin, për zgjedhjen e tij si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Në letrën e tij, Kryepiskopi Nikita shpreh gëzimin për këtë përgjegjësi të shenjtë dhe lutet për bekimet e bollshme të Zotit në shërbesën e Imzot Joanit.
“Marrim pjesë në gëzimin tuaj ndërsa merrni përsipër këtë përgjegjësi të shenjtë dhe lutemi për bekimet e bollshme të Zotit në shërbesën tuaj. Jemi të sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Kisha në Shqipëri do të vazhdojë të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe për njëri-tjetrin. Udhëheqja juaj do të jetë një aset i paçmuar jo vetëm për Kishën Ortodokse, por edhe për lëvizjen më të gjerë ekumenike.
Besojmë se, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve. Zoti ju dhëntë urtësi, durim dhe forcë ndërsa udhëhiqni besimtarët në Shqipëri dhe më gjerë”, shkruhet në letër.
Më 16 mars, kambanat e kishave ortodokse në të gjithë vendin njoftuan se Sinodi i Shenjtë unanimisht zgjodhi Joan Pelushin si pasuesin e Anastas Janullatos. Kryepeshkopi i ri pranoi detyrën dhe u zotua për mbrojtjen e interesave të Kishës. Kryepeshkopi i ri shënon një moment historik në Kishën Ortodokse Shqiptare, të drejtuar prej 33 vitesh nga një prift grek./k.k