Pjata nga e cila Ronaldo nuk heq dorë kurrë, i pëlqen si e gatuan nëna Dolores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo është i njohur për kujdesin e tij ekstrem ndaj trupit: ai punon për të skulpturuar muskujt, për t’i mbrojtur dhe për të ndihmuar rigjenerimin e fibrave duke shfrytëzuar edhe teknologjinë më të avancuar.

Programi i tij i personalizuar shkon paralelisht me një plan ushqimor të rreptë, i cili përfshin deri në gjashtë vakte në ditë. Një dietë e shëndetshme, e përshtatur për të si një kostum i qepur me dorë, është një nga elementët kryesorë që e ndihmon të qëndrojë në formë dhe të mbetet i pacenuar nga lodhja fizike.

Në moshën 40-vjeçare, ai ende ruan një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht viteve dhe përballjeve të ashpra në fushë. Ata që e kanë ndarë dhomën e zhveshjes me të (siç ka treguar Patrice Evra, që përjetoi çfarë do të thotë të hash një vakt me CR7) e dinë shumë mirë se sa i përkushtuar është ai ndaj regjimit të tij ushqimor.

Ai shmang pijet alkoolike dhe të gazuara, si dhe ndjek me përpikëri një dietë të bazuar në produkte të shëndetshme. Kush mund ta harrojë gjestin e tij të famshëm në konferencë për shtyp, kur largoi me zemërim një shishe Coca-Cola dhe këshilloi të gjithë të pinin ujë? Ky është një nga ato detaje për të cilat ai nuk bën kompromis.

egjithatë, ekziston një pjatë të cilës pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk mund t’i rezistojë dhe për të cilën është i gatshëm të bëjë një përjashtim. Por me një kusht: receta duhet të jetë ajo e nënës së tij, Dolores.

Bëhet fjalë për Bacalhau à Brás, një gatim tradicional portugez, të cilin ai e adhuron dhe e konsumon shpesh. Madje, edhe në restorantet e tij sigurohet që kuzhinierët ta përgatisin saktësisht sipas udhëzimeve të nënës.

Lexo edhe :  “Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Emri i saj e tregon vetë: është një gatim i përbërë nga baccalà (merluc i tharë), qepë, patate dhe vezë. Ky është ndoshta i vetmi “mëkat” ushqimor që Ronaldo nuk mundet (dhe nuk dëshiron) ta shmangë, jo vetëm për shkak të shijes, por edhe për vlerën e tij emocionale.

Kjo pjatë e pasur dhe e shijshme thuhet se është shpikur nga një kuzhinier me emrin Brás, i cili zakonisht e nënshkruante emrin e tij me një “z” në vend të “s”, duke ndjekur një drejtshkrim të vjetër portugez.

Përgatitja e saj është mjaft e thjeshtë dhe e shpejtë. Ronaldo e ka konsumuar këtë pjatë që nga fëmijëria, duke ndjekur recetën e nënës së tij, dhe vazhdon ta hajë edhe sot, sepse “më kujton fëmijërinë dhe më mban të fortë”.

Ai ka një dietë të bazuar në tre ushqime kryesore: brokoli, mish pule dhe oriz. Kjo u konfirmua nga Douda Peeters, një futbollist belg i Juventusit U23, i cili kishte mundësinë të shihte nga afër muskujt e përsosur të CR7 gjatë kohës që ai luante në Torino.

Sipas tij, Ronaldo konsumon kryesisht këto ushqime dhe gjithashtu pi shumë litra ujë çdo ditë./   S,M

Të fundit

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Rama ironizon opozitën: I ra 1-shi Kënetës, normal 5 me 1!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për takimin në Kretë më 29 mars. Po ashtu kryeministri ka ironizuar opozitën, pasi në listën e 11 majit,...

“Nuk do votoj opozitën”/Manjani: A ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit

Ylli Manjani ka shpjeguar edhe njëherë, përse nuk do të votojë më 11 maj, as opozitën dhe as mazhorancën. “Për takëmin e ca “inbox-ëve”  që...

Lajme të tjera

Web TV