Dy forcat kryesore politike, PS dhe PD braktisën zërin e diasporës nuk mos përfshirë në listat e sigurta përfaqësues të tyre. Tashmë është zyrtarizuar se do të votojnë 241 101 emigrantë. Pavarësisht numrit të lartë të emigrantëve të regjistruar për votim, vetëm shtatë kandidatë që vijnë nga diaspora janë përfshinë në listat e hapura, gati duke ua pamundësuar zgjedhjen si deputetë.
Plot 241,101 është numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistruar të aplikacionin PER, duke i dhënë mundësi vetes për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, por që në nisje u është mohuar e drejta që të kenë një përfaqësues të tyrin në Parlamentin Shqiptar. Kështu, si e majta edhe e djathta, të cilat për dy muaj rresht u “rropatën” vend më vend të botës për të kërkuar regjistrimin e diasporës, nuk “duan” ti kenë nëpër këmbë në Parlament. Përgjigjen e parë këta të fundit e morën në listat e hapura dhe të mbyllura që dorëzuan partitë politike në Komisionin Qendror Zgjehdor. Asnjë parti nuk përfshiu në listat e mbyllura, të njohura si “lista të sigurta” një kandidat që do të forconte zërin e diasporës në Parlament. Zero mundësi ju dha diasporës për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm shtatë kandidatë që vijnë nga dispora janë përfshirë në listat e hapura të dy partive kryesore politike, por në këto lista individë të tillë do të përlasen me “të regjurit” e politikës këtu, duke mos u dhënë mundësinë të thithin votën qytetare. Edhe pse deri në datën katër maj ishte “goditja” e fundit për diasporën, kryetarët e partive politike po e bëjnë sërish nga një xhiro për t’ju dhënë edhe një dorë tjetër elektrizimi. Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të tij me diasporën, duke vijuar takimet me komunitetin shqiptar jashtë vendit. Destinacioni i radhës do të jetë Kreta, ku më 29 mars, në orën 18:00 (me orën greke), ai do të takohet me emigrantët shqiptarë në stadiumin “Kladiddos”. Ky takim është pjesë e një serie angazhimesh të Ramës me diasporën, të cilat kanë interest ë drejtëpërdrejtë në votë. Takimi i parë i këtij turi u mbajt në Athinë, ndërsa më pas Kryeministri zhvilloi një tjetër takim me shqiptarët në Selanik, disa muaj më parë. Rikthimi i Ramës te diaspora vjen në një moment kur debati për përfshirjen e emigrantëve në proceset politike dhe votimin e tyre nga jashtë mbetet një çështje e hapur. Në këto takime, Kryeministri pritet të diskutojë çështje që lidhen me interesat e shqiptarëve në emigracion, si dhe lidhjen e tyre me vendin e origjinës. Por, edhe pse vota ju intreson, politika e ka të vështirë që ti hap një vend Diasporës në Parlament.
Rama për pasaportën e BE
Në këtë fushatë elektorale, Edi Rama ka vendosur ta përqendrojë mesazhin e tij tek e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar integrimin si sfidën dhe objektivin kryesor të mandatit të tij të katërt. Sipas Kryeministrit, viti 2027 është shumë afër dhe duhet shfrytëzuar si një mundësi historike për të çuar vendin drejt BE-së. Gjatë një takimi në qarkun e Beratit, ku foli për agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale, Rama nënvizoi se anëtarësimi në BE nuk është thjesht një aspiratë politike, por një domosdoshmëri për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë shqiptarët. Ai vuri në dukje se Shqipëria do të përfitojë ndjeshëm nga fondet europiane, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, ku do të marrë rreth 300 milionë euro çdo vit pas anëtarësimit. “BE-ja na duhet si drita që shohim,” tha Rama, duke theksuar se integrimi nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe një garanci për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ndihmojë në mbylljen e kapitullit të së shkuarës dhe në krijimin e një sistemi ku çdo shqiptar do të ndihet i mbrojtur nga ligji dhe do të ketë mundësi të barabarta. Në vijim, Kryeministri e përshkroi BE-në si një familje të madhe, ku vendet ndahen në dy kategori: ato më të mëdha dhe më të fuqishme, si Franca dhe Gjermania, që kontribuojnë më shumë nga sa përfitojnë, dhe vendet më të vogla, si Shqipëria, që në fillim marrin më shumë nga fondet e përbashkëta. “Me hyrjen në BE, ne nuk do të marrim më thjesht ndihma sporadike, por rreth 1 miliard euro çdo vit nga buxheti europian,” u shpreh ai, duke theksuar se ky është një shans që vendi nuk duhet ta humbasë. Sipas Ramës, Shqipëria ka marrë më shumë se 1 miliard euro ndihma nga BE-ja në 10 vitet e fundit, ndërsa pas anëtarësimit kjo shumë do të disafishohet. Duke iu referuar zhvillimeve globale dhe dinamikave ndërkombëtare, Kryeministri paralajmëroi se ky moment historik nuk do të zgjasë pafundësisht. “Treni i historisë ka ndaluar para nesh. Kur treni vjen, duhet të jesh gati të hipësh, sepse dritarja që është hapur sot, nesër mund të mbyllet,” tha ai. Në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë që proceset gjeopolitike të ndryshojnë kursin e integrimit të saj, duke shtuar se vendi duhet të përfitojë nga mbështetja e partnerëve europianë dhe të vijojë reformat që e afrojnë me BE-në.