Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me largimin e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA në Tiranë, nga funksioni që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.
E ndërsa në Tiranë interpretohet si një shkarkim, pas një hetimi, Kokalari e konsideron këtë si një realitet të rremë. Aktivistja ka publikuar edhe dokumentin që sipas saj i është paraqitur çdo punonjësi për një dorëheqje vullnetare. Kokalari shkruan se kush e pranon marrëveshjen përfiton benefite të plota për 8 muaj.
“Por problemi më i madh këtu është që ju s’ndani dot shapin nga sheqeri – pra, Yuri Kim nuk po investigohet se i tha militantëve të Berishës të hanë bar. Yuri Kim nuk po investigohet dhe pikë. Nëse nuk kuptoni se çfare lufte dhe spastrimi rrënjësor po bëhet në departamentet amerikane, nuk mund të kuptoni dhe faktin se Yuri Kim s’ka asnjë rendësi në gjithë këtë vorbull spastrimi”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Ja dhe memo që ju është dërguar të gjithë punonjësve ku i kërkohet dorëheqje vullnetare, dhe ku mund të përfitojnë të marrin pagë deri në 8 muaj, me benefite të plota.
Këto janë shkurtime që po bëhen në çdo departament. Në fakt, kabineti i Trumpit që në datën 20 Janar, ka punësuar vetëm një grup të vogël nga fushata, të cilët për 90 dite kanë detyrë pastrimin e departamenteve të qeverisë.
Këtë marrëveshje ka pranuar Yuri Kim.
E shikoj që shume nga ju nuk arrini të ndani faktet nga realiteti i rremë që ju servirin disa – që të thuash Yuri Kim ishte e korruptuar, kjo është skandaloze sepse është shumë e rëndë për një diplomat që përfaqeson SHBA. Të thuash që pati paturpësinë dhe lëshoi gafën me ‘barin që do hanin demokratet’, është tjetër gjë. Qartazi naiviteti i saj që të bënte çfarë i thonin ata të PS duhet ta s’kualifikoj atë nga postet e ardhshme diplomatike. Por problemi më i madh këtu është që ju s’ndani dot shapin nga sheqeri – pra, Yuri Kim nuk po investigohet se i tha militantëve të Berishës të hanë bar. Yuri Kim nuk po investigohet dhe pikë. Nëse nuk kuptoni se çfare lufte dhe spastrimi rrënjësor po bëhet në departamentet amerikane, nuk mund të kuptoni dhe faktin se Yuri Kim s’ka asnjë rendësi në gjithë këtë vorbull spastrimi.
Disa kujtojnë se po mbroj Yuri Kim. Aspak jo dhe e kam thënë atë relacion e kam prishur fal Berishës. Nuk është rasti i vetëm që kam dëmtuar relacionet e mia për pislliqet dhe korrupsionin në Shqipëri, por kjo s’do të thotë që nuk do flas realitetin kur shoh gënjeshtra masive që hidhen në tregun e politikës shqiptare.
Dhe njëherë, Yuri Kim ka pranuar marrëveshjen siç bëri 70% e punonjësve të Departamentit të Shtetit. Asgje tjetër s’ka këtu përveç këtij fakti.
Uroj t’ju kem qartësuar sado pak!
Ky është linku nese doni të edukoni veten se çfarë po ndodh në SHBA/ S,M