Arsyet e mllefit të Sali Berishës ndaj Benet Becit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Ka 24 orë nga një takim shumë i vakët i Sali Berishës në Shkodër pas kthimit nga Podgorica ku zhvillohej një takim i PPE-së, në të cilin doktori arriti të shtrëngoj duar me Manfred Verner.

Në tubimin e Shkodrës, e zhvilluar në Pallatin e Sportit, ku PD-ja e Berishs prezantoi kandidatët e qarkut, pati një fjalë nga Berisha, e cila nuk është vënë re nga PD-ja e Shkodrës që prej vitit 2023.

Sali Berisha sulmoi egërsisht Benet Becin, duke i vendosur si ndajshtim mbiemrin Bajroviç. Kuptohet qartë, që e kishte me Bajrat. Natyrisht kjo deklaratë e Berishës ka ardhur pas arrestimit të Safet Bajrit, ku ka tentuar ta përdorë politikisht një zhvillim të tillë.

Berisha akuzoi Benet Becin, se ja ka marrë fitoren Bardh Spahisë, vetëm nga aktiviteti i Bajrave në SHkodër. Berisha i shton një viç kujdo që i leverdis, ndërkohë që viçët i ka n familjen e tij. Gjithsesi, fjalimi i Berishës nuk i drejtohej far Shkodrës, pasi qytetarët dhe posaçërisht demokratët shkodranë i dhanë një përgjigje të hidhur Berishës prej vitesh.

Siç mësohet, Berisha është acaruar edhe nga punët publike në qendrën e Shkodrës ndërsa o shkonte në Pallatin e Shkodrës, që ndodhet pranë një zonë që po kthehet në një investim gjigand që është lagja historike qendrore e Zdrales.

Shkodra sot është një kantier i hapur në katër kanate, e sipas të gjitha gjasave, përgjigja politike e 11 majit do të jetë mjaft e hedhur për doktorin. Ndaj ai sulmoi egërsisht kryetarin historik të PD-së së Shkodrës, një nga themeluesit e saj, Xhevdet Amulin, i cili është kandidat për deputet për gormacionin e Lulzim Bashës.

Pa pikë teklifi, Berisha akuzoi një nga emrat më të njohur të PD dhe me një record real persekutimi n komunizëm, si “të shitur te Rama”. Por siç ndodh në Shkodër, përgjigja vjen më e egër nëse shkel në kallo. Zoti Omuli ka bërë një deklaratë bombë mbrëmë në darkë, ku ka thënë se dy pjestarët e listës së mbyllur të PD-së në Shkodër kanë paguar 700 mijë euro.

Lexo edhe :  Elektorati gri është problemi

Një akuzë bombë, për të cilën në qytet ka ditë që flitet, por që sot askush nuk i është përgjigjur. Ky në fakt është skandali më i madh deri tani në nisjen e fushatës. Pagimi i një shumë kaq të madhe, në një qark ku kandidatët thuajse të gjithë janë të katapultuar nga qendra e jo të dalë nga baza.

Megjithatë qëndrimi i Xhevdet Amulit ishte i pritshëm nga profili i tij politik, personal e familjar, ku nuk ta përton prekjen e dinjitetit. Po përse PS-ja e bashkia Shkodër nuk i përgjigjet politikisht fyerjeve të Berishs, kur në realitet rezultati i 14 majit 2023 është linear n çdo qendër votimi të qytetit, madje edhe aty ku janë kundërshtarët e Bajrave, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë./   S,M

Të fundit

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026,...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit. Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialistë,...

Lajme të tjera

Web TV