Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Spanja dy ditë më parë, ka dalë sot përballë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë.
Gjatë seancës, Berisha kundërshtoi fuqishëm akuzat e bazuara në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, duke pretenduar se ai nuk ka pasur kurrë kontakte me të.
Berisha në sallën e gjyqit:
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo.”
Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai akuzohet për përfshirje në krime të rënda, përfshirë vrasje dhe veprimtari kriminale si pjesë e bandës së Durrësit, një nga organizatat më famëkeqe kriminale në Shqipëri./E.T