Mbyllja e TikTok, Rama sherr me komentuesit: Mos dëgjoni bufin, s’ka asnjë çmenduri këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mbyllja e përkohshme e TikTok në Shqipëri nuk është censurë por është mbrojtje, ndërsa bëri të ditur se po diskutohet me kompaninë mbi vendosjen e masave për të siguruar fëmijët nga  fenomenet negative.

Përmes një komunikimi të drejt për drejt në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili e konsideron censurë mbylljen e TikTok në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se “kjo nuk është censurë, por është mbrojtje”.

“Nuk është çmenduri, por është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet. Ajo që ne po bëjmë nuk është se e kemi mbyllur njëherë e mirë, por po e mbyllim tani, ditë për ditë po ngushtohet, ndërkohë që me kompaninë TikTok po punojmë dhe po presim të na sjellë një plan me pikat që do të vendosi për të siguruar fëmijët”, tha Rama.

Plani i masave që kërkohet nga kompania TIkTok sipas tij, synon frenimin e bullizimit, futjen e gjuhës shqipe për të stimuluar me algoritëm programet e reja që ka për shkencën, matematikën etj.

“Mos e dëgjo bufin. Bufi për vete e ka le të rrotullohet nga të dojë në histori e ka vendosur veten në një piedestal me kallama, buf kënete. Mos dëgjo bufin, mos shko pas bufit se të ha, por kontribuo të thajmë kënetën”, shtoi Rama./   S,M

Të fundit

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Njerëzit e besueshëm frymëzojnë besim

Njerëzit e besueshëm ngjallin besim tek ne. Ata ndërtojnë një rrugë të sigurt në të cilën do të drejtojmë hapat tanë. Unë jam dritë...

U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma

Çdo Fillim ka një Fund! Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin, Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam...

Lajme të tjera

Web TV