“Në 2029 nuk do jem unë”/ Edi Rama paralajmëron largimin nga PS?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të 11 Majit PS do të sigurojë më shumë se 71 mandate.

Por, Rama theksoi se kërkon një mandat më të fortë, sipas tij, për të mos patur asnjë luhatje procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu largimin nga drejtimi i PS-së në vitin 2029.

“Nuk duhet të kemi asnjë luhatje tani dhe nuk është çështja a do të fitojë PS, a do ti marrë 71 deputetë, nuk diskutohet. Çështja është të marrë mandate të fortë që të mos ketë asnjë luhatje procesi dhe të mos i dalë njeri përpara bashkimit me Evropën. Pastaj nuk jam unë në 2029, mbaron mandati në 2029, kemi kryer punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo ‘Albania’, apo është dikush tjetër nuk ka pikë rëndësie.

Unë ama do ta vendos atë ‘Albania’ atje, do e vendos aty dhe do e marrë për dorë atë që do të jetë, unë besoj se do të jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste, por e marr për dore dhe i them ulu aty, e vazhdoni ju gjenerata e ‘TikTok’ drejtoni Shqipërinë, sepse do ta vendosim shumë shpejt ‘TikTok’ të vijë.”- tha Rama./      S,M

Të fundit

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Njerëzit e besueshëm frymëzojnë besim

Njerëzit e besueshëm ngjallin besim tek ne. Ata ndërtojnë një rrugë të sigurt në të cilën do të drejtojmë hapat tanë. Unë jam dritë...

U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma

Çdo Fillim ka një Fund! Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin, Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam...

Lajme të tjera

Web TV