Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar akuza të forta. Në një intervistë, Basha me ironi i kujtoi Ramës se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.
Basha e pyeti kryeministrin ku janë shokët e tij, ata që kanë firmosur për të, duke shtuar se një pas tjetrit ata kanë mbushur 313-ën, duke e cilësuar këtë si një tregues që ose Rama është më buf se bufi dhe i vjedhin shokët pas shpine, ose ai vetë është kreu i bandës.
Në fund të reagimit, Basha la një porosi për Ramën, duke thënë se dy “paketa” do t’ia lërë tek Arjan Çani.
Reagimi i plotë i Bashës:
“O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat.”/ S,M