Për të tetin vit radhazi, ky është vendi më i lumtur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i Lumturisë në Botë i publikuar të enjten, këtë vit ka matur besimin te të panjohurit duke humbur qëllimisht portofolë për të parë sesa prej tyre ktheheshin mbrapsht dhe dukee krahasuar me sa njerëz mendonin që do  t’iu dorëzohej.

Numri i portofolëve të kthyer ishtee thuajse dy herë më i lartë sesa parashikmi dhe studimi që grumbulloi të dhëna nga e gjithë bota, zbuloi se mirësia e të tjerëve lidhet më ngushtë me lumturinë sesa mendonim.

Raporti renditi Finlandën si vendin më të lumtur në botë për të tetën herë rishtazi, ndërsa SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pësuan rënie nga lista.

John F. Helliwell, një ekonomist nga Universiteti i British Columbia dhe një nga redaktorët kryesorë, tha se eksperimenti tregoi se “njerëzit janë shumë më të lumtur  kur jetojnë aty ku mendojnë se të tjerët kujdesen për njëri-tjetrin”.

Ai shtoi se studimi tregoi se “njerëzit kudo janë shumë pesimistë”, sepse u kthyen më shumë portoofolë nga sa u parashikuan.

Raporti i Lumturisë në Botë është publikuar për të 13-ën herë dhe shënon Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke renditur vendet më të lumtura në botë në bazë të vlerësimit të njerëzve për jetën e tyre.

Studimi i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit,  u kërkoi njerëzve të vlerësonin jetën me një shkallë nga 0-10. Renditja e vendeve është përcaktuar përmes një mesatareje 3-vjeçare të këtyre vlerësimeve.

Finlanda kryesoi sërish duke arritur një mesatare 7.736 nga 10, ndërsa Kosta Rika dhe Meksika kanë hyrë për herë të parë në 10 vendet kryesore.

1. Finlands

2. Danimarka

3. Islanda

4. Suedia

5. Hollanda

Lexo edhe :  Ky është lumi më i ndotur në Europë

6. Kosta Rica

7. Norvegjia

8. Izraeli

9. Luksemburgu

10. Meksika

Raporti gjithashtu zbuloi:

-Rënia e lumturisë dhe besimit social në  SHBA dhe disa pjesë të Europës bashkë shpjegojnë rritjen dhe orientimin e polarizimit politik.

-Ndarja e vakteve me të tjerët lidhet fort me mirëqenien në vendet e globit.

-Numri i personave në shtëpi lidhej me lumturinë pasi 4-5 persona që jetojnë bashkë shënonin nivel më të lartë lumturie në vende si Meksika dhe Europa./   S,M

Të fundit

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Njerëzit e besueshëm frymëzojnë besim

Njerëzit e besueshëm ngjallin besim tek ne. Ata ndërtojnë një rrugë të sigurt në të cilën do të drejtojmë hapat tanë. Unë jam dritë...

U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma

Çdo Fillim ka një Fund! Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin, Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam...

Tragjedia në Koçan, në pranga kryetari i dorëhequr dhe dy paraardhës të tij

Prokuroria ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se operacioni për identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë do të vijojë përgjatë natës, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV